Dedikim dashurie nga Amine Gülşe: “E lumtur që ti je gjysma ime”

Showbiz

Amine Gülşe, aktorja, e cila na sjell ndërmend personazhin e Nur, të cilit ajo i dha jetë në serialin ‘Mos u dorezo’ transmetuar nga Tring, ku ndau sheshxhirimin me aktorin Tolgahan Sayışman, pak ditë më parë është vënë re teksa shëtiste me vajzën e saj Eda. Ajo ka treguar se ndërsa gjithçka shkon mirë në jetën familjare, ndihet gati t’i rikthehet edhe sheshxhirimit e projekteve të reja edhe pse për momentin nuk ka asnjë ofertë konkrete. Gülşe e cila mbajti kurorën e  më së bukurës  së Turqisë në vitin 2014, ka treguar se mesazhi romantik ku shkruante për bashkëshortin e saj prej 3 vitesh, futbollistin e njohur Mezut Özil:  “E lumtur që ti je gjysma ime’, ishte një dedikim i ndjerë çdo ditë. Gjithashtu ajo tregoi se ndihet e plotësuar teksa sheh të bijën që rritet e ndryshon çdo ditë, para syve të saj. Kujtojmë se çifti i famshëm u martua në qershor të vitit 2019 në një ceremoni madhështore.