David Beckham pranon për herë të parë krizën në çift!

Showbiz

db2

Martesa, por edhe çdo lidhje në përgjithësi, ka uljet dhe ngritjet e saj. Victoria dhe David Beckham kanë 19 vite të martuar dhe shpesh është përfolur për një ndarje mes tyre. Ata kanë arritur ta mbajnë gjallë martesën deri tani, mirëpo në një intervistë të dhënë së fundmi nga ish-futbollisti, gjërat nuk duken se po shkojnë siç duhet. Ai është shprehur se sa më shumë kohë kalon aq më shumë vështirësohet martesa.

david vc

“Të jesh i martuar për një kohë të gjatë është gjithmonë e vështirë. Bëhet gjithmonë e më e ndërlikuar situata”,-është shprehur David në “The Sunday Project”.
Çifti mesa duket nuk po kalon një periudhë të mirë në martesën e tyre, por le të shpresojmë t’i shikojmë në një udhëtim në Paris. David ka treguar në intervista të mëparshme se sa herë marrëdhënia e tyre nuk është mirë dhe ata janë të distancuar nga njëri-tjetrin, nisen për një udhëtim në Paris pasi aty pajtohet gjithmonë.