David Beckham mori pjesë së fundmi në eventin e ‘Adiddas’ në qytetin e Kinës, Guangzhou, ku përpos të tjerave ju kushtua një vëmendje e veçantë dhe tatuazheve të tij. Me sa duket ai ka shtuar në koleksionin e tij të tatuazheve një zemër të vogël që i dedikohet familjes së tij, tatuazh i cili ndodhet në veshin e majtë të tij.
Më herët ai ka pranuar se tatuazhet e tij kanë një domethënie të veçantë, nëpërmjet të cilëve është munduar të tregojë historinë e jetë së tij si dhe faktin që ndjen një nevojë shumë të çuditshme për dhimbjen që I shkakton proçedura e bërjes së një tatuazhi. Ai ka vijuar më tej duke thënë se vuan nga një lloj sindrome e rrallë. Kujtojmë këtu se kur u pyet bashkëshortja e tij se ç’mendim kishte për gjithë tatuazhet, ajo u shpreh se tashmë ka hequr dorë, pasi e ka kuptuar që për 43 vjeçarin janë shumë të rëndësishëm.