David Beckham ka marrë shumë kritika, për puthjen në buzë me të bijën, Harper. Ish-ylli britanik u mbrojt duke thënë se ishte thjesht një ditë argëtuese babë e bijë në ndeshjen e futbollit të femrave Britani-Norvegji dhe se puthja ishte vetëm një shprehje dashurie atërore ndaj vajzës së tij. Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë dhe Beckham duke injoruar kritikët vazhdon ta bëjë këtë veprim në publik dhe të postojë foto në rrjetet sociale.
