Travis në një intervistë për Rolling Stones u shpreh se shpresonte shumë të thoshte “Po pranoj “ së bashku me të dashurën e tij Kylie Jenner. Kylie Scott nuk tingëllon aspak keq. Ata janë së bashku që nga prilli i vitit 2017. Travis thotë se kur filloi të dilte me Kylie nuk po i besohej që ata po dilnin bashkë.
“Arrita në një pikë ku po thoja me vete, më duhet Kylie, e ndjej që ajo mund të jetë e duhura.”
Ai shtoi se do të martoheshin së shpejti dhe se duhet t’i propozonte të dashurës së tij në një mënyrë të vecantë. Travis thotë se i pëlqen shumë mënyra sesi Kylie është. “Ajo është aq e qetë, imagjinojeni pak të njohësh një vajzë aq të famshme me siguri do të thotë Oh jo të eci nuk është gjëja që di të bëj më mirë më duhet të dërgoj dikë tjetër për ta bërë këtë, por jo ne thjeshtë ecim përreth lagjes dhe gjithcka është në rregull. Vlerat e Kylie si njeri më kanë bërë që ta dua”