Dasmë do të ketë por jo këtë vit! Armina Mevlani zbulon arsyen…

Showbiz

mevlani
Edhe pse nuk kanë shumë kohë që kanë shpallur fejesën të gjithë prisnim që Armina dhe Shkëlzeni të shpallnin datën e dasmës por nuk qenka kështu.
E ftuar në një intervistë Armina u shpreh se dasmë do të ketë por jo këtë vit, dhe kjo për një arsye të veçantë. E ndërsa të gjithë menduan për shkak të angazhimeve profesionale të bukuroshes,Jo gaboheni!

armina

Ajo u shpreh se është shumë supersticioze dhe do që viti, i cili do të regjistrojë ditën më të bukur të jetës së saj, të mos jetë vit tek: “Nuk do jetë këtë vit. Unë nuk dua të jetë numër tek. Kam lexuar që martesa, për fat, duhet të jetë në vit çift. Derisa ne bashkëjetojmë, mendoj se nuk ka rëndësi… “ , – deklaroi Armina duke shtuar se përgatitjet i ka filluar:
“Përgatitjet i kam bërë, bashkëpunimet i kam bërë, edhe me stilistët që tani…”