Hailey Balwin dhe Justin Bieber
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë martuar në fshehtësi. Lajmi është konfirmuar nga TMZ e cila ka shkruar se çifti i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë në Neë York. Ata i kërkuan avokatëve të kishin një kontratë martesore të rregullt por duke qenë se duhej disa ditë që të përgatitej vendosën të martoheshin pa një të tillë dhe si dëshmitar zgjodhën shokun e këngëtarit, Josh Mehl. Hailey për ta përforcuar faktin se është martuar me këngëtarin Justin Bieber ndryshoi dhe mbiemrin e saj në Hailey Bieber në Instagram.
Aferdita Dreshaj dhe Jakub Kindl
Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, i ka dhënë fund beqarisë së saj. Ajo është martuar me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl. Çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një dasmë të madhe në Miami të Floridas. Të ftuar në këtë dasmë kanë qenë edhe shumë emra të njohur VIP, një ndër ta edhe modelja e njohur shqiptare Xhesika Berberi.
Ozcan Deniz dhe Feyza Aktan
Më 8 Mars, ditën ndërkombëtare të gruas, Ozcan Deniz është martuar me të dashurën e tij Feyza Aktan. Cifti i cili këtë vit gjithashtu u bënë prindër për herë të parë organizuan një ceremoni të fshehtë martesore ku te ftuar kanë qenë vetëm familjarët ë tyre. Një ceremoni mjaft private me 15 të ftuar.
Bensu Soral dhe Hakan Bas
Bensu Soral dhe Hakan Baş i kanë dhënë fund beqarisë! Çifti lidhi kurorë në një festë gjigande me miqtë e tyre dhe familjarët në Stamboll. Hakan, shkoi mori partneren e tij në shtëpinë e të atit duke ndjekur traditat turke. Dasma ka qenë një ceremoni tradicionale dhe është realizuar sipas traditave turke.