Princ Harry dhe Meghan Markle
Padyshim kjo ishte martesa më e bujshme e cila mori vëmendjen e të gjithve. Princ Harry dhe Meghan Marcle u martuan në Maj të 2018 në një ceremoni madhështore të realizuar sipas traditave mbretërore. Pas martesës ata morën titullin Duka dhe Dukesha e Sussexit.
Gjiko dhe Elita
Reperi i njohur i skenës shqiptare, Gjiko, e ka kurorëzuar me martesë lidhjen e tij me Elita Rudin. Çifti ka organizuar një ceremoni madhështore në një nga ambientet luksoze në Prishtinë, ku të pranishëm kanë qenë edhe shumë emra të njohur të skenës. Gjiko dhe Elita u fejuan në fund të muajit qershor në një ceremoni private. Reperi kishte zgjedhur pikërisht ditëlindjen e Elitës për t’i propozuar.
Nick Jonas dhe Priyanka Chopra
Nick Jonas dhe Priyanka Chopra janë burrë e grua. Ai 26 dhe ajo 36 vjeçe, kishin më shumë se një vit që dilnin së bashku. Çifti, të cilët u lidhën fillimisht në maj të këtij viti u martuan në Indi vendin e lindjes të Chopra-s. Çifti u kurorëzua në Indi me realizimin e dy ceremonive, njëra sipas kulturës së dhëndrit dhe tjetra sipas traditave indiane.
Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth
Miley Cyrus që publiku shqiptar e njeh si Hannah Montana së bashku me partnerin e saj Liam Hemsëorth kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Çifti u njoh fillimisht në xhirimet e filmit “The last song” ku dhe ranë në dashuri marrëzisht me njëri-tjetrin. Pas një serie të gjatë ndarjesh dhe ribashkimesh më në fund dashuria arriti të triumfojë. Të dy bashkëshortët në rrjetet sociale kanë vendosur të ndajnë për publikun foto nga dasma e tyre private në të cilën kishin të ftuar vetëm njerëz të afërt,miq dhe familjarë. Dyshja shkëmbyen unazat në shtëpinë e tyre në Franklin,Tennessee.