Chiara Ferragni, bloggerja me famë dhe reperi Fedez celebrojnë këtë të shtunë dashurinë e tyre. Dasma ka marrë vëmendjen e mediave italiane, por jo vetëm. Të gjithë duan të dinë detajet e ditës së veçantë, por shumë pak janë zbuluar.Vetë nusja ka publikuar sot një foto me përfaqsuesen kryesore të Dior dhe ka zbuluar se fustani i ëndrrave të saj mban firmën e tyre.
Ky lajm nuk i surprizoi ata që e njohin bloggeren, pasi Chiara shpesh ka qenë përfaqësuese e firmës në fjalë. Ndërsa për dhëndrin, dyshimet ne lidhje me kostumin të drejtojnë tek Dolce Gabbana. Kujtojmë se çifti ka edhe një djalë të vogël, i cili me siguri do të jete në altar pranë prindërve në ditën e madhe.