E mërkura ishte dita e madhe për aktoren e njohur turke, Hazal Kaya dhe producentin Ali Atay. Pas një dashurie të gjatë 5-vjeçare, çifti i dha fund beqarisë në një ceremoni përrallore mes shumë të ftuarve; të afërm, miq të ngushtë e kolegë.Po sa kushtoi dasma e madhe e çiftit? Sipas mediave turke, i gjithë dekori special i ceremonisë, në një prej hoteleve më luksoze në Stamboll (Mecidiyeköy Fairmont Quasar), ishte organizuar nga mikesha e ngushtë e aktores, Tuvana Büyükçınar. Dhe, me gjithë “ofertën” që mund t’i ketë ofruar ajo, dasma kushtoi plot 600 mijë lira turke, që do të thotë diçka më shumë se 100 mijë euro.
Megjithatë, çifti ka deklaruar para dasmës se një pjesë të mirë të të ardhurave që do të grumbullohen nga dasma, ata do t’i dhuronin për spitalin e fëmijëve që vuajnë nga çrregullimet cerebrale. Madje, këtë e kanë shkruar edhe në një gur, i cili ishte pjesë e dekorit në dasmën e tyre.E gjithë mbrëmja e së mërkurës kishte në vëmendje çiftin e njohur të aktorëve. Në ceremoni, nusja dhe dhëndri kishin të ftuar edhe aktorë të tjerë të njohur, si: Mustafa Uslu, Ertan Saban, Hande Yılmaz dhe Elif Dikeç, Kivanc Tatlıtuğ dhe Başak Dizer, Selcuk Method, Baran Akbulut, Zerrin Tekindor, Nur Fettahoglu – Levent Veziroglu, Songul Oden, Bülent Sakrak – Ceyda Duvenci, Demet Evgar, Cengiz Bozkurt, Alper Kul e shumë kolegë e miq të tjerë.