Blogerja e njohur Chiara Ferragni i dha fund beqarisë me reperin e njohur ditën e shtunë dhe një dasmë madhështore u organizua. E gjithë vemendja ishte e fokusuar tek ata të dy dhe se si ishte veshur Chiara.
Dasma përrallore u zhvillua në zemër të pallatit Nicolaci në Noto të Siçilisë, në një ndërtesë të shekullit të 19 ndërsa të ftuar ishin 160 persona.
Në ditën e dasmës Chiara mbante veshur një fustan të bardhë të dizenjuar nga Dior, me detaje të stiluara sipas kërkesës së saj dhe një vello të gjatë e vendosur pas modelit të thjeshtë të flokëve.
Por të gjithëve na lind pyetja sa ka kushtuar kjo dasëm? La Repubblica, ka arritur të nxjerrë një shumë: sipas gazetës së njohur, kremtimet e zhvilluara në Noto të Sicilisë, kanë një vlerë prej 20 milionë eurosh. Për të mos folur pastaj për çdo detaj të personalizuar gjatë 3 ditëve festim, për parkun e lojrave gjigand po ashtu të personalizuar, apo avionin privat të dasmorëve. Praktikisht, kostoja e kësaj dasme, mund të jetë pa frikë aq sa blogeret e tjera arrijnë të fitojnë përgjatë një viti pune.
Lexoni gjithashtu: Pas dasmës përrallore, Chiara dhe Fedez zbulojnë një tjetër surprizë!