Dashuria më e madhe e Kivanç, po kthehet në një problem tepër serioz për të!

Showbiz

kivanccc
Që Kivanç Tatlitug është një person që i adhuron kafshët, kjo është pak por e sigurtë. Por, në vend që përkushtimi i tij të vlerësohej nga të tjerët, çdo gjë është duke u kthyer në sensin më negativ të mundshëm për të. Akuzat dhe kritikat për qenin e tij kanë qenë të pafundme përgjatë këtyre muajve. Sikur mos mjaftonte kjo, aktori deklaroi se nëse akuzat e njerzve do ishin të sakta atëherë ai do hiqtë dorë nga aktrimi dhe nuk do shqetësonte më askënd. Përtej qenit, tashmë duket sikur njerzit po gjejnë nga një problem për çdo gjë që ai bën.

resim 120924JN

Së fundmi, komentet negative janë fokusuar tek macja e tij,e deri tek papagalli. Një çmenduri apo jo? Sipas komentuesve, në fotot e Kivanç dallohet se macja dhe papagalli nuk mirëmbahen dhe nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë, kulmi arriti tek një tjetër akuzë. Konkretisht, thuhet se Kivanç ka shitur macen e tij, për të përfituar para. Ky është vlerësuar si një gjest shumë i ulët nga ana e aktorit, sidomos për një person i cili sado probleme ekonomike të ketë, gjithsesi ka plot projekte që do i sjellin të ardhura.