Dashuria e re e Birce Akalay është kolegu i saj dhe quhet …

Showbiz

Disa momente të lumtura nga dashuria e çiftit të ri të aktorëve Birce Akalay dhe Hakan Kurtaş, kanë tërhequr vëmendje të madhe publike gjatë ditëve të fundit. Aktorët e njohur kanë lumturuar fansat me lajmin e romancës së tyre. Akalay prej një kohë të gjatë shihej vetëm! Lajmi i cili po qarkullon së fundmi ku thuhet se ajo e  ka zemrën të mbushur me dashuri dhe admirim për kolegun e saj Hakan Kurtaş,  ishte disi i papritur por këto fotografi provojnë se nuk bëhet fjalë për thashetheme. Çifti fluturoi drejt Monakos për të ndjekur ‘Kampionatin Botëror të Formula 1’ dhe aktorja e famshme i ka postuar disa nga çastet e kaluara së bashku  në rrjetet sociale, duke mos e fshehur aspak afrimitetin dhe emocionet mes tyre.

Romanca e aktorëve doli në dritë kur çifti u fotografuan dorë për dore në kinema ditën e Shën Valentinit, ku ndoqën filmin e nominuar për Oscar “Poor People”. Gjithashtu prej një kohe të gjatë u  vu re se ata shkëmbenin mesazhe të ngrohta me njëri-tjetrin  në rrjetet sociale.