Aktorja e cila i dha jetëpersonazhit të Baharit në serialin “Pafajësia” ka çelur sezonin e pushimeve të saj në Bodrum. Deniz Cakir është fotografuar me të dashurin e saj Bilgehan Bajkal me të cilin është dashuruar prej disa kohësh duke shijuar një kohë relaksi në shoqërinë e njëri-tjetrit. Çifti dukej i afërt dhe u vu re se aktores nuk i kanë munguar vëmendja, puthjet dhe përkëdheljet nga i dashuri. Ra në sy se aktorja, e cila famën e madhe e fitoi me interpretimin e Sulltanesh Shahut në serialin e paharrueshëm “Sulejmani i Madhërishëm”, nuk tregonte aspak interes për ta shijuar ujin, por dukej sikur po kërkonte vetëm frymëzim ndërsa po relaksohej .Pas pak kohësh, çifti u largua nga vendi ku po qëndronin pa qenë në dijeni se objektivi i kamerave dhe aparateve fotografike ishte fokusuar mbi ta.