“Si Banania” titullohet kënga që ne personifikojmë Dashnor Dikon, këngëtarin e saj. I ftuar në emisionin më të ri dhe tepër të pëlqyer për publikun shqiptar, Dashnor Diko u pyet se nga u frymëzua kjo këngë.
Nëse të gjithë keni menduar se bëhet fjalë për ndonjë histori flirti ndërmjet një çifti gaboheni!
Historia është shumë larg të gjitha gjërave që njerëzit kan menduar për “Bananen”. Dashnori ka rrëfyer se tekstshkruesi i këngës, Alqi Boshnjaku, e ka shkruar këngën e famshme gjatë një udhëtimi. Rrugës, ai kishte me vete një qese me banane, nga të cilat u frymëzua për të bërë këngën “Banania”.