Darka private e Estée Lauder, eventi ekskluziv i kësaj vere

Showbiz

Në një mbrëmje private në një ambient ekskluziv në kryeqytet u bënë bashkë gra të suksesshme në fusha të ndryshme të botës së biznesit, influencuese të medieve sociale e blogger-e. Secila prej të ftuarave të përzgjedhura është një femër e suksesshme që reflekton vetëbesimin për të kapur majat, njësoj si themeluesja e markës Estée Lauder, gruaja që ka ngritur një nga brand-et më të suksesshme në botën e së bukurës, produkteve të makeup-it dhe kujdesit për lëkurën.

Kompania e saj ndërtohet në ëndrrën bazike të çdo gruaje, të ndihet e të jetë rrëzëllitëse dhe Estée Lauder, jo vetëm që i bën realitet këtë ëndërr çdo gruaje a vajze, por është shndërruar dhe në një nga markat lider në botë, në më shumë se 120 shtete. My Living ishte në këtë darkë dhe përmes kësaj videoje ju zbulojmë më shumë detaje.