Daniel Craig nuk do t’u lërë asgjë fëmijëve nga pasuria e tij

Showbiz

Daniel Craig e ka bërë mëse të qartë se s’do t’u trashëgojë asnjë qindarke nga pasuria 125 milionë paundëshe fëmijëve të tij sepse sipas aktorit, “trashëgimia është e pahijshme.” 52-vjeçari zbuloi se ka në plan “ta heqë qafe ose ta dhurojë” para se të ndahet nga jeta gjithë pasurinë e akumuluar gjatë karrierës së tij si aktor.

Në një intervistë për Saga Magazine, Craig tha: “Nuk dua t’i lë shifra të jashtëzakonshme brezit tjetër. Trashëgimia është e pahijshme për mua. Filozofia ime është ta heq qafe ose ta dhuroj para se të largohem nga kjo botë.”