Muajin e kaluar mediat e huaja raportuan se këngëtarja Rihanna ishte ndarë nga partneri i saj miliarder, Hassan Jameel, pas një viti së bashku. Por disa foto të publikuara së fundi dëshmojnë jo vetëm se çifti është rikthyer por dhe se marrëdhënia e tyre është e tensionuar.
Këto fotografi që janë realizuar në Puerto Vallarta, Meksikë, të premten, tregojnë një moment kur këngëtarja zihet keq me të dashurin. 30-vjeçarja duket e inatosur, ndërsa vazhdimisht i drejton gishtin biznesmenin saudit.
Rihanna ka veshur një palë bikini në njgyrë të gjelbër që i shkojnë kaq shumë, por në fytyrë i mungon buzëqeshja.
Ndërsa 29-vjeçari Hassan shihet teksa i shpjegon diçka këngëtares dhe bën me gjeste nga vetja, deri në një moment kur çohet dhe largohet.