Padyshim që një nga ngjarjet më të bujshme e të dhimbshme të vitit që po lemë pas ka qenë vdekja e DJ të njohur Avicii. Largimi i tij i parakohshëm nga jeta tronditi gjithë botën dhe shumë personazhe të njohur treguan keqardhjen e tyre edhe në rrjete sociale. Shkaqet që çuan në vdekjen e Avici-it janë ende të paqarta megjithëse shumë hipoteza e aludime janë ngritur.
Së fundmi është lajmëruar së në 28 dhjetor do të publikohet filmi i jetës së tij titulluar “Avicii: True Stories”. Në film do të hidhet dritë rreth jetës së DJ të mirënjohur. Në të tregohet se prej shumë kohësh ai nuk ishte i lumtur, madje gjithë kohës ndjehej i lodhur, në ankth dhe në stres. As koncertet të mbushur plot me adhurues të tij nuk i falnin më kënaqësi. “E gjithë jeta ime është një stres dhe do të më vrasë”- shprehej vet DJ në dokumentarin e tij. Filmi që pritet të publikohet për pak ditë, do të ketë si fund kthesën që bëri Avicii me jetën e tij në 2016. Në këtë vit ai ndërpreu marrëdhënien e punës me menaxherin e tij dhe hoqi dorë nga karriera muzikore.