Meghan Markle dhe Priyanka Chopra janë cilësuar gjithmonë si dy mikesha shumë të mira, por kohët e fundit nisën të qarkullonin thashethemet se dyshja nuk kishte më të njëjtën marrëdhënie. Pavarësisht këtyre lajmeve, burime pranë ‘Enews’, kanë treguar se vajzat vazhdojnë të kenë një shoqëri shumë të mirë dhe besojnë ende tek njëra-tjetra.
Kujtojmë se lajmet se Markle nuk fliste më me Chopra nisën kur dukesha mungoi në dasmën e Priyanka dhe Nick Jonas në muajin janar.Dyshimet u rritën kur aktorja 36-vjeçare mungoi në ‘baby shower-in’ e organizuar nga Meghan në muajin shkurt, megjithatë vajzat kanë pohuar së fundmi se vazhdojnë të jenë mikesha, duke hedhur poshtë gjithë zërat e tjerë.