Rihanna është një nga këngëtaret më të pasura në botë, duke lënë pas Beyonce, Celine Dion apo Madonna. Le të themi që kjo është një nga periudhat më të mira për të, si nga ana financiare ashtu edhe nga raporti me të dashurin e saj. Rihanna ka udhëtuar drejt Italisë, për të kaluar disa ditë pushime me të dashurin e saj Hassan Jameel dhe familjen e tij. Ata duket shumë të afërt me njëri-tjetrin gjatë udhëtimit me varkë. Gjithashtu Rihanna u pa duke qeshur dhe ngacmuar të dashurin e saj si dhe duke qëndruar shumë pranë tij.