Dalin faktet e para për të cilat Nora dhe Roberti do të përballen në gjykatë…

Showbiz

Natyrisht që këto detaje janë në formën e thashethemit, por për disa nga mediat e Kosovës ekzistojnë fakte që ato ende nuk i publikojnë për çështje privatësie. E me sa shihet, flitet për tradhti të dyanshme, gjithmonë nëse u referohemi lajmeve që janë publikuar deri tani. Si fillim doli lajmi se “Nora e tradhtonte Robertin me avokatin e njohur për 1 vit”, dhe kjo ishte arsyeja e ndarjes së tyre. Ky u konsiderua një fakt që doli në dritë pas ndarjes së tyre, pra, në mes qëndron tradhtia.
“Prej të paktën një viti, Nora është në lidhje jashtëmartesore me njërin prej avokatëve ndër më të njohurit në Kosovë dhe kjo është arsyeja e ndarjes”, citohej në rrëfimin e një miku të ish- çiftit, të publikuar pothuaj në të gjitha portalet. Por, pas këtij lajmi, doli një tjetër që zbulon tradhtinë e Robertit kësaj here.
Burime të tjera treguan se këngëtarja ka hedhur në gjyq ish-bashkëshortin për tradhti dhe natyrisht që ekzistojnë dokumente, pasi në Gjykatë nuk mund të shkohet pa dokumentet bazë që vërtetojnë këtë akuzë. Këngëtarja ende nuk ka reaguar ndaj aludimeve të shumta, por gazetarët janë gjithmonë në kërkim të arsyes së vërtetë, duke qenë se ndarja e tyre është komentuar ashpër nga fansat.
Sipas tyre, martesa është një institucion, për të cilin një çift duhet të sakrifikojë dhe jo të dorëzohet.