Dalin detaje të reja, nga dasma e shumëpritur e Justin Bieber!

Showbiz

jh wedd
Është koha e planeve të mëdha, nuk ka më dyshime. Menjëherë pasi lajmi se Justin Bieber dhe e dashura e tij, Hailey Baldwin, u fejuan, fansat nisën pikëpyetjet për detajet e dasmës së tyre: Ku do të martohen? Çfarë do të veshë Hailey? Kush do të jetë shoqërues? Dhe më e rëndësishmja: Kur do të thotë vërtet çifti “Po, dua!” Edhe pse duket një kohë shumë e shkurtër, The Biebs dhe modelja e njohur do të kurorëzojnë dashurinë e tyre më shpejt nga sa të gjithë kemi menduar. Sipas burimeve të TMZ, këngëtari i “Sorry” ka menduar të organizojë një dasmë të madhe kur foli për paparacët më 29 korrik.

justin hailey

“Çfarë do të ndodhë tani?” ishte pyetja e një reporteri për planet e ardhshme të 24-vjeçarit: “Të martohemi”,- u përgjigj Justin pa hezitim. Tani, natyrisht, ideja e Justin ” Çfarë do të ndodhë tani?” mund të kuptojë disa muaj ose është një mënyrë të thëni, por shumë njerëz këtë përgjgije e nënkuptojnë “fjalë për fjalë” dhe ky duket të jetë me të vërtetë rasti. Përveç kësaj përgjigjeje të këngëtarit, një burim i afërt me çiftin tha se dasma e tyre është afër, sepse ata kanë nisur organizimet për ditën e tyre të madhe. “Justin dhe Hailey do të thonë “Po” para pastorit Carl Hill që do të zyrtarizojë këtë martesë”,- konfirmon burimi për In Touch.

jh dsm

“Ndërsa shoqërues i këngëtarit mund të jetë menaxheri i tij, Scooter Braun.” Justin, ashtu edhe Hailey, po i përmbahen traditës. Sa për detajet e nuses, e dimë që do të jetë surprizë. “Hailey e di atë që do – një fustan të bardhë, të personalizuar, bridesmaids, pëllumba të bardhë … një gjë të tillë”,- vijon burimi. “Justin, natyrisht, do të angazhohet maksimalisht që ëndrrat e saj të bëhen realitet.”