Duket se kohët e fundit çështja e problemeve mendore po prek një masë të madhe të shoqërisë. Në shumicën e rasteve kjo është një çështje mjaft delikate që kërkon një trajtim të menjëhershëm. Megjithatë është e vështirë, sepse një pjesë e madhe që vuajnë nga kjo gjë nuk arrijnë ta pranojnë, madje e mbajnë të fshehtë. Por siç e thotë dhe shkenca dhe si të gjithë e dimë depresioni, ankthi apo çdo problem tjetër mendor nuk mund të trajtohet nëse nuk flasim hapur për këtë gjë.
Dafina ka publikuar në ‘Instagram’ një shkrim të një artiste amerikane, e cila ka rrëfyer se ajo çdo ditë praktikohet dhe kujdeset për shëndetin e saj mendor, duke qenë se vite më parë ka vuajtur nga dëshpërimi dhe në disa raste ka tentuar dhe vetëvrasjen. Pas kësaj këngëtarja shqiptare ka thënë se familja dhe fansat e saj nuk e kanë menduar asnjëherë se e ka kaluar dhe ajo këtë gjendje. Më pas Dafina ka dhënë dhe një mesazh shumë të rëndësishëm për të mbrojtur veten nga depresioni dhe për të shpërndarë më shumë dashuri me njëri-tjetrin.
“Depresioni është real dhe mund të jetë i dukshëm. Flisni! Kujdesuni për njëri-tjetrin! Mos e merrni mirësinë për dobësi! Mos e merrni dashurine, besnikërinë dhe suportin të garantuar! Ju dua me gjithë zemër!”, – ka shkruar këngëtarja shqiptare.