Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri pranoi se ka luftuar me depresionin dhe ankthin.
E ftuar në nje emision, ajo ka treguar se ka folur dhe me një psikologe për shëndetin e saj mendor. Sipas këngëtares, depresioni është shumë gjë normale, dhe ne duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin.
‘Është shëndet më së pari, kur ti thua që shëndeti është i pari, shëndeti para punës, kjo është pika më e rëndësishme e shëndetit dhe për të thonë ‘mos fol’. Kur e çova në interes për të gjetur një psikologe për të folur me të, ajo u çudit. ‘Pse po më vjen në zyrë, je fytyrë publike’! Le të më shohin, kjo është njësoj sikur shkon te mjeku për dhimbje koke, lukthi apo të ka zënë koronavirusi. Je duke kaluar një depresion ose ankth dhe nuk po gjen një muhabet të përbashkët me familjen, kur nuk ndihesh i shlirë të flasësh, si viktima 14-vjecare (e abuzimit seksual), tutesh s’ke si të shprehesh, kanë për të gjykuar. Ne duhet të tregojmë që duam të ndihmojmë njëri-tjetrin. Krejt ata që e kanë kaluar depresionin është diçka shumë normale’, tha Dafina.