Dafina Zeqiri është pa diskutim një nga emrat më të njohur dhe të suksesshëm në muzikën shqiptare, ndër të paktat artiste që ka eksploruar thuajse të gjitha rrymat muzikore që nga popi, jazzi e deri tek reggae, aq sa nuk do ta ekzagjeronim aspak në se ju themi se ‘queen’ Daffy, është një kameleon i vërtetë në skenë.
Megjithatë për të arritur aty ku është sot, Dafinës i është dashur shumë punë dhe sakrifica, peshën e të cilave e ka mbajtur e vetme mamaja e saj. Këngëtarja e njohur nuk ka dashur kurrë të bëjë publike jetën e saj personale, pasi në të ka shumë dramë që nisin që fëmijë megjithatë, shtypit nuk i ka shpëtuar detaji i braktisjes nga i ati në moshë të vogël. Megjithatë edhe pse i ka munguar babai biologjik, ajo nuk e ka ndjerë kurrë mungesën e një figure atërore, pasi në jetën e motrave dhe mamasë ka qenë gjithmonë i pranishëm ky njeri.
Daffy ka publikuar një foto të gjyshit, të cilin e quan baba: “Një foto e rrallë e gjyshit tim, babait tim, shokut tim të ngushtë! Më mungon shumë”, shkruan ajo në foton e gjyshit të ndjerë.