Dafina Zeqiri tregon arsyen përse ‘braktisi’ festivalin në Kosovë!

Showbiz

dafina kosove
Koncerti “Sunny Hill Festival” mblodhi bashkë artistë të huaj e vendas, duke u kthyer në një prej eventeve më të mëdha muzikore që kishim parë. Një prej artistëve shqiptar që do të performonte ishte edhe Dafina Zeqiri, në të njëjtën natë kur performoi edhe Ledri Vula. Por knëgëtarja shqiptare nuk u pa të ngjitej në skenë dhe më pas vendosi që të sqaronte arsyen e mungesës së saj në festival për të mos lejuar aludime të mëtejshme.

insta sunny

Në një “Instastory” ajo shkroi se për shkak të datave të zëna me koncerte gjatë verës, ajo kishte mundur të linte të lirë për “Sunny Hill Festival” vetëm datën 12. Por në festival Dafina kërkohej të performonte në datën 11 dhe kjo ishte e pamundur të realizohej nga këngëtarja, e cila e kishte tashmë axhendën shumë të zënë.