E lindur dhe rritur në Suedi, Dafina Zeqiri u zhvendos në Kosovë 10 vite më parë dhe vendosi që karrierën muzikore ta zhvillonte në trojet shqiptare. Udhëtontë shpesh me familjen drejt Suedisë dhe Amerikës, por gjithmonë ka zotëruar pasaportë suedeze.
Dje ndau me ndjekësit e saj në Instagram entuziazmin e saj për paisjen me pasaportën e Kosovës. Fraza që ka shoqëruar këtë InstaStory ka qënë: “ Deri te molla e kuqe”, kënga e famshme popullore që u dedikohet kufijve shqiptarë.