Këngëtarja e njohur është shpërngulur prej kohësh tashmë në Amerikë. Ajo po vazhdon aty karrierën e saj dhe shfaqjet në publikun shqiptar kanë qenë të rralla gjatë kësaj periudhe. Por, nëse e keni harruar sesa në formë është ajo, Dafina na e rikujton me postimin e saj të fundit.
Me trupin e tonifikuar, në një formë super të mirë, Dafina ka pozuar vetëm me të brendshme. Mesa duket, Dafina nuk e ka lënë pas dore stërvitjen në palestër, një nga gjërat për të cilat dihet se ajo ka qenë gjithmonë e përkushtuar.