Dafina Zeqiri flet për raportin me Tunën, tregon arsyen pse një kohë nuk kanë folur. Ato kishin prishur raportet me njëra-tjetrën për një kohë të gjatë për shkak të disa inçizimeve.
Megjithatë, ato u pajtuan në vitin 2017 dhe tani duket se ruajnë raporte mjaft të mira së bashku. Të paktën, kështu ka deklaruar Dafina gjatë një intervistë të dhënë.
E pyetur se si është raporti i saj me Tunën tani, Zeqiri thotë se i kanë tejkaluar të gjitha mosmarrëveshjet dhe se tani janë sërish mike të mira.
“Edhe unë edhe Tuna jemi shumë moti në këtë industri. Ka kaluar një kohë, Tuna i ka pranuar gabimet e veta edhe unë të miat, kanë ndikuar shumë njerëz. Sot jemi shumë nice, shumë mirë”, ka thënë ajo.