Ditën e djeshme Dafina Zeqiri dhe Lumi B hodhën në treg projektin më të fundit muzikor që mban titullin “Lule lule”. Kënga ishte ripunim i këngës së vjetër arbëreshe “O lule lule” dhe ajo u prit mjaft mirë nga publiku. Kënga u promovua nga të dy artistët në rrjetet sociale dhe komenti i Dafinës lidhur me projektin muzikor na ka prekur të gjithëve.
“Lule Lule kënga jonë e parë që kemi kënduar bashkë një herë. 2 vjeç unë të du mas shumti në botë! Ti ma ke dhuruar një talent që ma ka shpëtuar jetën , ashtu qysh na ke shpëtuar ti. Nënë dhe baba je shembull! Unë thjesht po e vazhdoj rrugën tënde që janë munduar të ta ndërpresin!”, shkruan Dafina në postimin e saj në Instagram.
Më pas këngëtarja shton se talentin e ka të trashëguar nga nëna e saj, e cila ka kënduar më herët, por për shkak të rrethanave është detyruar të heqë dorë nga pasioni i saj.
“Ah sikur ju ta dinit jetën time…koha do ta tregojë, kur të vij momenti do të flas. Por kjo grua, përtej faktit që është mamaja ime është një luftëtare! Është arsyeja se përse jam duke bërë këtë që po bëj të cilën ajo duhet të ndalonte së bëri për të luftuar për vajzat e saj!” përfundon këngëtarja.