Për shkak të koncerteve të saj dhe projekteve të shumta, Dafina Zeqiri udhëton shumë. Megjithatë, kohën e saj të lirë duket se preferon ta kalojë me mamanë e saj, duke luajtur ‘Ludo King’, lojën më të famshme të momentit.
Këtë e ka vërtetuar vetë këngëtarja në një foto që ka publikuar në ‘Instastory’, ku mamaja e saj duket ulur dhe e përqëndruar në lojë. “Mund ta bëj këtë gjithë ditën, mikja ime më e ngushtë”, ka shkruar Dafina, duke zbuluar lidhjen e fortë që ka me mamanë e saj. Kujtojmë se së shpejti këngëtarja do të publikojë këngën më të re me titull ‘Fore’.