Dafina Zeqiri është shpërngulur prej kohësh në Shtet e Bashkuara të Amerikës, për të zhvilluar karrierën e saj muzikore. Këngëtarja tregon vazhdimisht se është duke punuar me projekte të ndryshme dhe njërin prej tyre sapo e ka konkretizuar.
E frymëzuar nga fansat, për këngën e saj më të fundit “King Merche”, Dafina ka nxjerrë në treg një koleksion bluzash. Këto bluza mbajnë emrin e saj dhe kanë mbishkrimin “King”. Disa prej tyre kanë të stampuar edhe portretin e saj. Përsa i përket çmimit të tyre, këngëtarja iu ka vendosur një çmim mjaft ekonomik, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi t’i blejnë.