Dafina kujton kohët me Ledrin? Këngëtarja sapo i bëri të gjithë konfuzë!

Showbiz

dafi lv
Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula kanë qenë ndër çiftet më të përfolura në media dhe ndër çiftet që edhe shumë vite pas ndarjes, fansat e tyre do të dëshironin tejmase që të riktheheshin bashkë. Është e pamundur të mos shikosh kiminë që dy këngëtarët kanë me njëri-tjetrin dhe këtë gjë kanë ditur ta shfrytëzojnë shumë mirë edhe profesionalisht, në bashkëpunimet e tyre. Së fundmi Dafina e cila prej kohësh është zhvendosur në Amerikë, ka postuar një foto të shkëputur nga klipi i saj me Ledrin.

dafi ledri

Në foto shihet Dafina e cila përqafon Ledrin, duke e shoqëruar me shkrimin: “Më ka marrë malli për ato flokë.” Faktikisht Dafina mund të ketë shumë foto të tjera me look-un e vjetër, apo qoftë edhe të shkëputë pjesë të tjera nga klipi ku mund të jetë vetë, por fakti që ka zgjedhur të postojë pikërisht atë moment, i ka bërë të gjithë të mendojnë se Daffin e ka marrë malli realisht për ish të dashurin e saj Ledrin dhe jo për look-un e vjetër.