Prezenca e këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa në “Late night show”-n e famshëm amerikan “The Tonight Show” të Jimmy Fallon i ka emocionuar të gjithë fansat e saj.
Një arritje e madhe kjo për Duan, e cila, edhe pse në hapat e parë të karrierës, ka arritur që nëpërmjet talentit të bëjë që fama e saj të përhapet shpejt.
Si një ndër fansat e saj më të zjarrtë është shfaqur edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila në profilin e saj në Instagram ka dashur të shprehë emocionin e të parit të Duas krah moderatorit Jimmy Fallon.
“Jam shumë krenare për këtë femër këtu. Uau!” – shkruan Dafina.
“Ti ke arritur deri këtu qetësisht, me një talent të cilin e kam vërtetuar “live” dhe ti e di që ma hoqe trurin! Më dolën lot në sy dhe kjo nuk më ka ndodhur kurrë më parë! Urime e dashur! Vazhdo kështu!” – e përfundon shkrimin Dafina.
Një mesazh tepër emocionues ky, i cili dëshmon se jo vetëm ndjekësit e Duas por edhe artistët e tjerë mbështesin arritjet e njëri-tjetrit në nivel ndërkombëtar.