Gjatë fundjavës Indonezia u godit nga cunami, ku 220 persona kanë humbur jetën dhe 800 të tjerë janë plagosur. Por, teksa banorët janë të zënë duke u munduar të shpëtojnë atë çka ka mbetur nga vala shkatërruese, një video është bërë virale në internet. Në rrjete sociale, do të gjeni video të shumta ku duket grupi muzikor nga Korea e Jugut.
Teksa performonin në skenë live, ata janë goditur nga një dallgë e fuqishme.Banda “seventeen” gjendjen në kulmin e performancës derisa një sasi e madhe uji mori përpara mini skenën e koncertit. Goditja ka rezultuar fatale për një nga antarët e bandës muzikore, ndërkohë që disa të tjerë raportohen të zhdukur.