Çudit Adelina Berisha: Jam 25 vjeç dhe s’kam pasur asnjë të dashur

Showbiz

 

adel

Këngëtarja nga Kosova Adelina Berisha, i ka çuditur të gjithë me deklaratën e saj të dhënë në një intervistë për “Bluetooth”, ku zbulon se nuk ka qenë kurrë e dashuruar.

E pyetur për jetën e saj private, për të cilën zakonisht nuk flet, ajo ka thënë: “Nuk kam asgjë për të thënë. S’kam të dashur dhe nuk kam pasur kurrë një lidhje në jetën time”.

25-vjeçarja ka habitur me këtë deklaratë të saj, edhe pse në pyetjet pasuese ka preferuar të mos përgjigjet.

Gjithashtu ajo ka mohuar edhe kryerjen e operacioneve plastike, duke thënë se trupi i saj është rezultat i ushtrimi të madh në palestër.

“Asgjë, nuk kam bërë asnjë operacion plastik. Unë ushtrohem shumë në palestër dhe ndaj kam këtë trup. Nga ana tjetër është edhe truku që shpesh duken buzët si më të fryra, por në fakt skam bërë asgjë”.

Këngëtarja gjatë gjithë verës ka qenë shumë e angazhuar me koncerte e përgatitje për këngën e saj të re “T’kam ik”.