Cristiano Ronaldo u jep fund zërave- Po, do të bëhem përsëri baba!

Showbiz

crisniasnsoje

Prej kohësh kanë qarkulluar zëra se e dashura e yllit të Real Madrid është shtatzanë. Megjithatë, ishte mamaja e 23 vjeçares Georgina Rodriguez ajo e cila i mohoi këto zëra. Kesaj here, ka qenë vet Ronaldo i cili është shprehur për të thënë pikërisht të kundërtën.
“Do të bëhem përsëri baba dhe jam shumë i lumtur” – ka thënë futbollisti.

Në lidhje më dy fëmijët e porsalindur, Ronaldo ka thënë se kujdeset për ta, madje ka mësuar t’u ndërrojë edhe pelenat. Ai u bë babai i dy binjakëve Eva dhe Mateo muajin e kaluar. Ata erdhën në jetë nga një nënë e panjohur, për të cilën thuhet se është paguar 10 milionë stërlina.