Cristiano Ronaldo shijon pushimet me familjen përpara Euro 2024

Showbiz

Futbollisti ka zgjadhur të shijoj një pushim familjar para Euro 2024. Cristiano Ronaldo ka treguar fizikun e tij në plazh, teksa ka zgjedhur të shijoj relaksin në krahët e bashkëshortes së tij Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tyre.  Superylli portugez pësoi një fund zhgënjyes të sezonit të tij në Al-Nassr, me 39-vjeçarin që mbeti në lot pasi pësoi një humbje me penallti ndaj Al-Hilal në finalen e Kings Cup of Champions – që do të thotë se ai e përfundoi pa trofe. Ronaldo po shfrytëzon rastin për t’u çlodhur dhe për t’u rimbushur përpara Kampionatit Evropian.

 

Ronaldo ka shënuar 50 gola për Al-Nassr në sezonin 2023-24 dhe ka thyer më shumë rekorde në Lindjen e Mesme. Georgina nga ana tjetër ka mahnitur me pozat e saj me bikini fansat e shumtë në rrjete sociale. Gjithashtu ajo ndau me ndjekësit edhe disa momente së bashku me  familjen të cilat i ka shoqëruar me përshkrimin “Bota ime”.