Duket se dështimi i Real Madrid këtë sezon duke synuar vetëm titullin kampion të Champions League, ka bërë që Ronaldo të ketë më shumë kohëë në dispozicion për t’ju përkushtuar jetës së tijë private. Pas më shumë se një viti nga lidhja e tyre dhe katër muaj pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre, çifti është duke kaluar disa ditë pushime romantike në Islandë.
Çifti është shfaqur shumë i dashuruar me njëri- tjetrin dhe duket se tashmë i kanë lënë problemet e tyre pas. Më herët mediat raportuan se Ronaldo dhe Georgina ishin duke kaluar një fazë të vështirë në lidhjen e tyre dhe se shumë shpejt mund të shkonin drejt ndarjes.