Cozman lirohet nga burgu, menjëherë shuan zërat me anë të kësaj fotoje

Showbiz

ccccnnred

Reperi Cozman, i cili vetëm dy ditë më parë u vu në qendër të portaleve dhe rrjeteve sociale lidhur me konfliktin e tij me Noizy-n, u mbajt nga policia kosovare për rreth 48 orë në paraburgim ndërkohë që kjo masë u dha në një muaj për mikun e tij, Albert Krasniqi.

Sapo është liruar nga paraburgimi, Cozman menjëherë ka bërë një postim në Snapchat. Ai ka fotografuar veten duke u treguar të gjithëve se nuk ka asnjë shenjë në fytyrë nga përleshja fizike me Noizy-n, duke shuar kështu zërat që thanë se Cozman ndodhej në gjendje shumë të keqe nga shenjat e dhunës.

Ai ka shkruar “Miss u bruda” (më mungon vëlla), duke iu referuar kështu Albertit, i cili siç thamë më lart do të qëndrojë në paraburgim për një kohë më të gjatë. cozman

Burimi: Blitz.al