“Grammy Awards 2020” janë shtyrë për shkak të shqetësimeve për koronavirusin. Një nga ceremonitë më të rëndësishme të ndarjes së çmimeve në industrinë muzikore, do të zhvillohej në 31 janar. Eventi tani do të mbahet në 14 mars, për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve në Los Angeles dhe Kaliforni.
“Asgjë nuk është më e rëndësishme sesa shëndeti dhe siguria e të gjithë njerëzve në komunitetin tonë muzikor dhe qindra njerëzve që punojnë pa u lodhur në prodhimin e shfaqjes”, tha në një deklaratë Akademia e Regjistrimit, qe drejton Grammy-t.
“Pas bisedimeve me ekspertë të shëndetit, vendosëm për ta shtyrë Grammy-n e 63-të në 14 mars, 2021.”