Çmendet Hollywood-i: Refuzon aktorë, merr VIP-a Instagrami! [FOTO]

Showbiz

 

ergegegeg

Talenti në aktrim ka rëndësi kur vjen puna tek filmat, por aftësia për të sjellë miliona fitime mund të jetë edhe më e vlefshme.

Ky është mesazhi që gjigandët e filmave, Universal, shpërndanë me kastin e filmit të ri “Laid in America”, ku protagonistë janë dy yje YouTube, Caspar Lee dhe KSI, me respektivisht 6.5 dhe 16 milionë subscribers. Hollywoodi po tundohet kështu gjithmonë e më shumë nga fama që sjellin yjet e rrjeteve sociale. Si të mos mjaftonte kjo, vetëm pak kohë më parë Alicia Vikander tregoi se një mikeshë e saj aktore nuk e fitoi audicionin vetëm se nuk kishte ndjekës të mjaftueshëm. Tani presim vetëm që çmimet Oscars të zëvendësohen nga çmimet e Instagramit.