Përpara disa ditesh, Ciljeta Xhilaga publikoi një video ku shfaqej me kokën të mbuluar me shami, dhe reagimet në media qenë të menjëhershme. Por vala e tyre paska vazhduar,siç rrëfeu 34 vjeçarja.“ Ma çanë njerëzit telefonin pasi nxorra këtë video“- u shpreh ajo, “ aq sa thashë – ç`deshe moj goce, ishe mirë“! Por sic tregoi më tej, ajo prej vitesh beson në fenë myslimane dhe ka agjëruar disa herë.
Kjo thjesht ishte hera e parë që e tregonte aq hapur. “Unë atë ditë kam qenë duke shkuar në xhami. Ka qenë dita e parë e Ramazanit dhe doja të gjeja një formë për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Unë si Çiljetë, me ato ndjesitë e mia përbrenda, bëra një video dhe më dolën ca fjalë zemre”, tregoi këngëtarja.