Çiljeta tregon për herë të parë sekretet që askush nuk i dinte!

Showbiz

cil2

Këngëtarja e njohur së fundmi ka rrëfyer disa detaje nga jeta e saj, të cilat nuk i kishit dëgjuar më pare. Dhe sigurisht, si çdo gjë që ajo bën, edhe këto detaje i kanë bërë shumë kurioz fansat e rrjedhimisht nuk kishte si të mos përbënin lajm. Ne kemi listuar disa prej tyre, për të cilat ndoshta nuk do iu kishte shkuar kurrë mendja. 

cil

1.Kur isha e vogël, humbisja thuajse çdo ditë. Ngaqë isha shumë e lidhur me mamin e urreja kopështin. Nuk qëndroja aty dhe merrja rrugët të shkoja të kërkoja mamin nga Pazari i Ri deri tek ura e Kamzës në këmbë vetëm 3 vjeç e gjysmë për të shkuar tek puna e saj.
2.Kam pasur një periudhë në jetë time kur flija më dritë ndezur. Ende nuk e kam gjetur përgjigjen e atij fiksimi, por tani e urrej dritën kur fle gjumë.
3.Vdes të bëj surpriza dhe kam qenë ideatore e organizatore e thuajse të gjitha festave dhe propozimeve në shoqëri e fis.
4.Kur isha shtatzënë dëgjoja gjithë kohën këngën e Rihannës, “Shine Bright Like A Diamond”. Edhe rrugës për në maternitet dëgjoja vetëm atë këngë, ngrija sytë nga qielli dhe e imagjinoja Fernandon si një yll. Gjithçka kisha ëndërruar u realizua tek Fernando, i cili lindi me shenjën e diamantit në këmbë.
5.Kam fjetur në makinë shumë herë, në periudhën kur nuk e dija çfarë bëhej me koncertet e mia, ngaqë kisha nga një, ka raste edhe dy çdo ditë. Më është dashur të udhëtoj në distanca të largëta duke qenë vetë në timon. Seriozisht nuk e di se si ia kam dalë.
6.Momenti më i vështirë i jetës sime, kur më është dashur të operoj Fernandon për shkak të një komplikimi.
7.Kam 5 tatuazhe në trup… Më i rëndësishmi është ai për diamantin tim, Fernandon.
8.Ëndërroj çdo ditë për një dasmë buzë detit, diku larg ku të jem vetëm unë, ai dhe njerëzit tanë të dashur.
9.Jam shumë romantike, pëlqej shumë të ndez qirinj në të gjithë shtëpinë, të shtroj tryeza për dy, por jam edhe pak posesive në marrëdhënie.
10.Dua të shkruaj një libër për jetën time.

cil3
11.Kam qenë nxënëse e dhjetës, derisa u bëra e famshme.
12.Kam gjithmonë ftohtë, në dimër mblidhem kruspull.
13.Dikur ëndërroja të dilja nëpër revista dhe gazeta derisa arrita në një periudhë ku e urreja famën time. Kishte aq shumë thashetheme, aq shumë të pavërteta, sa nëse nuk do të kisha njerëzit e mi pranë do isha çmendur. Fatmirësisht sot media është më e përgjegjshme për ato që shkruan, por sërish ka abuzime.
14.Jam shumë e dhënë në një marrëdhënie, jap maksimumin në përkushtim dhe dashuri… Kur më kanë lexuar hartën astrologjike, më kanë thënë që e kam shumë të ngjashme me Elizabeth Taylor, e cila njësoj si unë luftonte shumë për gjërat e pamundura, derisa i arrinte ato dhe më pas hiqte dorë. Edhe pse nuk i besoj shumë yjeve.