Çiljeta tregon hapur planet për ndërhyrje kirurgjikale!

Showbiz

cil2
Në vitet e fundit është bërë e zakonsheme që personazhe të njohur ti nënshtrohen ndërhyrjeve esktetike, në mënyrë që të realizojnë ndryshimet që duan në fytyrën apo trupin e tyre. Nga ana tjetër nuk është dhe aq e zakonshme që këto personazhe ti pranojnë publikisht kirurgjitë plastike.Por ky nuk është rasti i Çiljetës, e cila gjithmonë është munduar të jetë e sinqertë me fansat e saj, për sa i përket ndërhyrjeve. Së fundmi këngëtarja ka ndarë në Instagram lajmin që do ti nënshtrohet një nga ndërhyrjeve më të njohura për rimodelimin e trupit, liposkulpturës.

ciljeta1

“Pas ardhjes në jetë të Fernandos, dhe unë si shumë nëna të tjera kam bërë shumë përpjekje për t’u ndjerë komode me trupin tim…Dhe ja ku erdhi moment, t’i nënshtrohem liposkulpturës, një nga ndërhyrjet më të njohura për rimodelimin e trupit”– shkruan Çiljeta.Gjithashtu ajo tregon arsyen pse ka zgjedhur ta ndajë këtë eksperiencën me ndjekësit e saj: “Ju e dini, unë nuk ju kam mbajtur asnjëherë një sekret, sepse raporti ynë është ndërtuar mbi të vërtetën. S’më ka pëlqyer asnjëherë të gënjej, madje gjithmonë kam qenë kurajoze të flas hapur. Kjo ndërhyrje më ka bërë të ndihem më mirë dhe unë kam zgjedhur të jem e lumtur me veten time brenda natyralitetit, sepse lumturia është zgjedhje.”