Sezoni i ri veror do ta gjejë Çiljetën me një look komplet të kundërt nga ai që kishte deri më tani. Kjo, pasi këngëtarja ka vendosur t’i rikthehet flokëve bionde. Edhe pse këto kohë ishim mësuar ta shihnim brune, me flokët e errëta të zeza, Çiljeta ka vendosur të eksperimentojë sërish.
Vajzat e dijnë shumë mirë sesa e vështirë është të kalosh nga e zeza tek biondja, por si duket Çiljeta nuk ka dashur të presë më gjatë dhe ka bërë një kalim të menjëhershëm. Gjithsesi, ne e kemi parë këngëtaren me shumë ngjyra të ndryshme flokësh dhe secila prej tyre i ka shkuar shumë.