Çiljeta më në fund bën familjare lidhjen me Albanin dhe tregon publikisht për marrëdhënien me kunatat…

Showbiz

Marrëdhënia e këngëtares Çiljeta Xhilaga me portierin e skuadrës së Partizanit Alban Hoxha është komentuar shumë në media. Ndonëse dyshja nuk ka konfirmuar apo mohuar asgjë, ata u përfolën pak kohë më parë për krisje mes tyre, madje edhe për ndarje.
Mirëpo këtyre dyshimeve i ka dhënë fund Çiljeta, e cila tregon se lidhja e tyre tashmë është bërë familjare. Këngëtarja ka publikuar një video në Instastory ku shihet në makinë me dy kunatat e saj dhe fëmijët, duke zbuluar kështu se marrëdhënia mes tyre është shumë e mirë.
“Me kunatat”, shkruan Çiljeta krahas videos ku shihen të lumtura pranë njëra-tjetrës, teksa dëgjojnë muzikë.