Çiljeta dhe portieri i Partizanit, Alban Hoxha ishin një nga çiftet më të diskutuar në shoëbizit shqiptar. Edhe pse dukeshin shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, duket se lidhjes së tyre i ka ardhur fundi. Kështu, ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ka kohë që nuk takohen dhe miqtë e tyre e pohojnë faktin se çifti është i ndarë.
Tashmë në fokus në këngëtares janë koncertet e saj ndërsa Albani vazhdon të merret me futbollit. Thuhet se krisja mes çiftit erdhi si pasojë e tradhtisë së Albanit, megjithatë ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me ketë.