Çiljeta i bën dedikimin special dy meshkujve të jetës!

Showbiz

 

 

ciljeta3
Këngëtarja është nga ata personazhe të cilët flasin hapur për jetën personale. Siç dihet, Çiljeta është fëmijë i vetëm, pra nuk ka as motër as vëlla. Por, pranë këngëtares janë dy persona të shtrenjtë, të cilët i konsideron si vëllezër.

ciljeta4
Pikërisht për ta, Çiljeta ka bërë një dedikim në Instagram. Janë dy djemtë e xhaxhait që këngëtarja i ka falenderuar së fundmi për mbështetjen që ka patur përherë prej tyre.

ciljeta3
“Zoti nuk më bekoi në këtë jetë të kisha një motër apo një vëlla, por gjithsesi ndihem e bekuar që kam dy djem xhaxhai që gjithmonë kanë bërë rolin e vëllait të madh në jetën time. Duke më mbrojtur si më të voglën femër të familjes Xhilaga. Jam me fat që ju kam. Tani vendin tim e ka zënë Fernando, i bekuar nga dy kushurirat në vend të motrave.”

ciljeta